Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë ndër më atraktivet sa i përket paraqitjeve të saj.
Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu me ndjekësit e saj imazhe nga përditshmëria.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bione ka vënë në pah të pasmet e tonifkuara, ndërsa shëtiste me biçikletë.
“Hoqa maskën vetëm për fotografi. Ju premtoj që jam pro vënies së maskës”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Sidoqoftë, Bebe njihet për aktivitetin e saj në stërvitje dhe shëtitje të ndryshme, çka edhe i kanë mundësuar formësimin e trupit.
Ndër të tjera, këngëtarja shqiptare ka qenë duke bërë thirrje që të përdoren maskat, me qëllim të parandalimit të virusit vdekjeprurës. /Telegrafi/