Telegrafi

“Honda e Shqipërisë”, ylli i ri i Hollywoodit (Foto/Video)

Rrallë ndodhë që makinat të kenë rolin kryesor në film, por kjo veturë po del të jetë personazhi kryesor i një realizimi të ri kinematografik të Hollywoodit.

Këtë veturë mund ta shihni në filmin “Vacation”, komedi që do të lansohet së shpejti. Në këtë film, një familje shkon në pushime me të ashtuquajturin Tartan Prancer të cilin po e quajnë “Honda e Shqipërisë”, sepse ka “teknologji shqiptare”: CB Radio (radiolidhje), doreza të jashtme të dyerve që dyfishohen si mbajtëse gotash dhe një timon që ndërrohet.

Prancer duket si një version apo kombinim i Ford Galaxys, SEAT Alhambra e Toyota Previa. Prancer, me pjesë shtesë të realizuara ekstra për film.

Natyrisht, kjo veturë nuk është në shitje. Por, filmi do të dalë në kinema më 21 gusht. /Telegrafi/