Mesfushori japonez, Keisuke Honda do të largohet nga Milani gjatë ditëve të ardhshme.
Reprezentuesi i Japonisë ka refuzuar gjatë afatit kalimtar të janarit dy skuadra angleze.
Fjala është për Hull Cityn dhe Sunderlandin që e kërkuan me ngulm por Honda refuzoi ato.
30-vjeçari pritet të vazhdoi karrierën në kampionatin kinez tek skuadra Jiangsu Suning.
Honda do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare ku do të fitojë rreth pesë milionë euro në stinor. /Telegrafi/