Telegrafi

“Home”, të enjten projekti i ri nga Bebe Rexha (Video)

Bebe Rexha nuk po ndalet duke publikuar projekte të reja.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka gati krijimin e saj më të ri artistik.

Pasi publikoi këngën “Meant to Be” ajo pritet të sjellë menjëherë projektin e ri “Home” në bashkëpunim me Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Bebe Rexhës

Kënga është kolona zanore e filmit “Bright” nga Will Smith.

“Unë jam një adhuruese e madhe e Will Smith që prej se kam qenë fëmijë i vogël dhe të jem pjesë e tij është gjë që më bën të ndihem mirë. Nuk mund të pres të dëgjoni “Home. Rrini të kyçur”, potencoi Bebe.

Bebe Rexha ka lansuar një varg hitesh në vitin e fundit si “In the name of Love” dhe “I Got You”.

Bebe Rexha vazhdon të jetë ‘single’, pasi ende askush nuk ka rrëmbyer zemrën e vajzës nga Dibra, ani pse u spekulua për romanca. /Telegrafi/