Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të përballen për titullin e WBC-së, me shpresë që fituesi të ndeshet në të ardhmen me Anthony Joshuan.
Normalisht për një nga meçet më të përfolura të dekadës nuk mungoi edhe komenti i legjendarit, Evander Holyfield.
“Njerëzit flasin gjithçka. Ai (Joshua) do ta shikojë meçin, është paksa budallaki mos ta shikosh. Sepse po ndeshet dikush që më të cilin mund të përballesh në të ardhmen”, ka thënë Holyfield, duke iu përgjigjur deklaratës së Joshuas që kishe thënë se nuk do qëndronte zgjuar për të shikuar ndeshjen drejtpërdrejtë (në Angli ndeshja fillon në 05:00 të së dielës), por se do e shikonte reprizën pasi të zgjohet.
“Mendoj se Deontay është më i miri aktualisht. Ai ishte kampioni i parë, ishte kampion para Joshuas. Deri sa ata të ndeshjen mes vete, është si është”, ka shtuar Holyfield
Joshua ka thënë që shpreson që Wilder të fitojë meçin pasi nëse fiton Fury atëherë amerikani ka drejtën e rimeçit dhe kështu ai nuk do mundej të ndeshet me 33-vjeçarin në të ardhmen e afërt.
Meçi do të zhvillohet në Staples Center, Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vendin tonë ndeshja pritet të fillojë nga ora 06:00 e së dielës. /Telegrafi/