Në Holandë do të mbyllen katër burgje, për shkak të rënies së krimit – megjithëse janë importuar të burgosur, në përpjekje për t’i mbushur.
Qeveria ka vendosur mbylljen e tyre, për shkak se niveli i krimit ka rënë dukshëm, madje në nivel më të ulët se në vitet e 80-ta, transmeton Telegrafi.
Zyra ndërkombëtare e statistikave, ka bërë të ditur në fillim të vitit, se janë vetëm 49 krime të raportuara në çdo 1,000 banorë.
Gjatë vitit 2013 është planifikuar mbyllja e 19 burgjeve, por pasi punonjësit kundërshtuan ashpër, u vendos që të importohen të burgosur nga Norvegjia dhe Belgjika, në përpjekje për t’i mbajtur hapur.
Mirëpo, Ministri i Drejtësisë Sander Dekker, ka bërë të ditura se do mbyllen katër burgje të mëdha, ndërsa disa të tjera në periferi dhe fshatra do mbesin të hapur vetëm për të mos i lënë punonjësit pa punë, por jo për shumë gjatë.
Sipas një raporti të bërë gjatë vitit të kaluar, një e treta e 13,500 shtretërve të këtyre burgjeve janë të zbrazëta, duke bërë që mbyllja e tyre të jetë e pashmangshme. /Telegrafi/