Holanda ka regjistruar fitore bindëse (3-0) ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e fundit të fazës grupore të ‘Euro 2020’ që u zhvillua në Johan Cruijff ArenA.
Në minutat e para të ndeshjes, Ivan Trickovski e futi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Më vonë, një goditje e fuqishme e Aleksandar Trajkovskit u ndal në shtyllën e portës kundërshtare.
Nuk zgjati shumë dhe rezultati u zhbllokua. Golin e vetëm në fraksionin e parë e shënoi Memphis Depay (24’), pas asistimit nga Donyell Malen.
Georginio Wijnaldum e dyfishoi epërsinë në gjysmën e dytë (51’) nga afërsia, pas një asistimi të Depay.
Edhe goli i tretë i Tulipanëve erdhi nga dyshja e përmendur. Portieri Stole Dimitrievski mbrojti goditjen e Memphis, por aty ishte Wijnaldum për ta futur topin në rrjetë (58’).
51. En nu is het wel 0-2! Gini Wijnaldum!#EURO2020 #MKDNED pic.twitter.com/otSa3Hobk5
— OnsOranje (@OnsOranje) June 21, 2021
Në vazhdim Maqedonisë së Veriut iu anulua edhe një tjetër gol për shkak të pozitës jashtë loje të Darko Churlinov.
Theksojmë se Maqedonia e Veriut këtë edicion u kualifikua për herë të parë në një Kampionat Evropian, megjithëse nuk arriti ta fitonte asnjë ndeshje në fazën grupore. /Telegrafi/
Le but de Memphis Depay 👉🏼🦁👈🏼 pic.twitter.com/MnW0w2qOKw
— Memphis France 🇵🇸 (@DepayFrance) June 21, 2021
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >
Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >