Holanda ka arritur ta barazojë rezultatin në 2-2 përkundër disavantazhit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Rivaliteti i madh i dy kombëtareve ndër histori u shpalos edhe sonte.
Gjermania ishte dominuese dhe shënoi në pjesën e parë dy golat.
Timo Werner pas nëntë minutash lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e gjermanëve.
Leroy Sane në minutën e 20-të realizoi golin e dytë.
Holanda bëri përpjekje të kthehet në takim dhe këtë ja doli të bënte, duke shënuar dy gola.
Në minutën e 85-të, Quincy Promes dhe në fund Virgil van Dijk (90+1′) realizuan dy gola për 2-2.
Me shtatë pikë po aq sa Franca, por me bilanc më të mirë direkt, është Holanda që kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/