Një burrë i panjohur ka “sulmuar” sot autokolonën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Bruksel.
Incidenti u regjistrua nga kamerat e shumta, që ishin për ta ndjekur nga afër ngjarjen që u shënua rreth orës 9:40, transmeton Telegrafi.
Policia belge menjëherë intervenoi duke “neutralizuar” dhe arrestuar burrin, që hodhi shishen e plastikës në drejtim të kolonës.
Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për një burrë që ishte nën ndikim të alkoolit.
“Burri që ishte nën ndikim të alkoolit ka hedhur shishe në drejtim të presidentit amerikan Joe Biden. Kemi arritur ta ndalim shishen para se të godiste kolonën”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë belge. /Telegrafi/
Earlier today, an unknown guy throws a glass bottle at Joe Biden's caravan in Brussels, later he was arrested. pic.twitter.com/c4qZDeANfJ
— Real Mac Report (@RealMacReport) March 24, 2022