Ka ardhur koha që edhe ne të mburremi kur dëgjojmë se një këngë shqiptare pasi është klikuar dhe bërë super hit në vendet shqipfolëse të depërtojë duke kaluar kufinjtë, e të dëgjohet edhe në vende të tjera sidomos në pjesën e evropës.
Tashmë nuk duhet të na çudisë fakti se nëse jemi në një natë pushimi duke frekuestuar ndonjë club në evropë të dëgjohet një këngë shqip, e të kërcehet e të këndohet nga të gjithë të huajt që janë aty.
E nëse po mendoni se po flasim për hitet e Rita Orës e keni gabim, pasi ajo tashmë është mjaft e njohur dhe është një yll botëror, por po flasim për këngëtarë që punojnë dhe jetojnë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni. Ja të sjellim një hulumtim që sapo e bëmë. Super hiti deri tani më i shikuar shqiptar që ka kapur momentalisht shifrën e mbi 150 milion klikimeve në Youtube “Të ka lali” kënduar nga Silva dhe Dafi dëgjohet ende dhe po të shohësh ka komente dhe videoselfi duke u kënduar dhe kërcyer nga shumë vende të botës, por kryesisht nga Turqia. Edhe artistja e re dhe mjaft atraktive Enca Haxhia dhe hiti i saj “A po të pëlqen” arriti të jetë e njohur në shumë vende e ku mbi 22 milion klikimet. aty ka shumë fansa edhe të huaj, kryesisht kurdë që e ndjekin dhe e dëgjojnë këngëtaren.
Edhe hitet “Ngjyra e kuqe” e Adrian Gaxhës dhe Florianit me titull “Ngjyra e kuqe” u ndez dhe u skuq duke u dëgjuar edhe në Arabi, Turqi por kryesisht në ballkan u dëgjua shumë. Por jo vetëm ky projekt i artistëve shkupjan kaloi kufinjtë, pasi edhe projekti “Kalle” i Adrianit me Lindonin u ndëgjua jashtë kufijve shqiptarë duke arritur pëlqyeshmëri edhe në Turqi, Bullgari, Greqi e shumë vende të tjera.
Një tjetër këngë në duet siç ishte bashkëpunimi në mes Genës dhe Ermal Fejzullahut kaloi kufinjtë duke tërhequr vëmendje shumë tek të huajt, ku shikon poshtë këngës edhe komente në gjuhën rumune dhe jo vetëm. Një tjeëtr këngë komerciale por që u dëgjua edhe jashtë vendeve shqipfolëse është kënga që solli para disa kohësh Sinan Hoxha me titull “Gili Gili”, por edhe Fenix apo “Zogu” i Tunës dhe Cozman u bë hit kudo në ballkan duke marrë komente të shumta nga të huajt.
E rasti tjetër i një këngë që depërton dhe dëgjohet edhe jashtë e kryesisht në Gjermani është kënga “Luv Luv” nga reperi Mc Kresha. Kënga e tij është komentuar nga shumë të huaj duke u vlerësua kështu edhe repi shqiptar. Por kalojmë te rastet më të freskëta të këtyre ditëve ku një reper shqiptar shumë “in” i momentit po dëgjohet dhe ndiqet shumë nga të huajt e sidomos në Francë.
Flitet se Majk është shumë i folur në mediat e shoë-bizit atje dhe sipas francezëve ai është një artist unik shqiptar dhe po krahasohet me artistin francez Maitre Gims, madje duke e quajtur binjakë me të dhe do të donin sipas tyre t’i shihnin në një bashkëpunim së bashku të dy. Këtë zhurmë në mediat e huaja reperi shqiptar Majk e ka bërë pas këngës solo “Dashni”.
Por edhe një tjetër artiste e re por mjaft e dëgjuar Era Istrefi këto ditë shihet se disa faqe të ndryshme në Twitter që ndiqen nga yjet botërore e kanë postuar videon e “Bonbon” të Erës, duke e pëlqyer shumë këngën. Madje një komentues i huaj shkruan poshtë videos kështu : “Kushdo qoftë kjo Era Istrefi, silleni atë në SHBA për shkak se dua të shkoj në koncertet e saj”.
E besoj se jo vetëm artistët ndjehen krenarë që zëri i tyre komentohet dhe dëgjohet edhe në vende të botës, por të gjithë ne jemi krenarë për suksesin e tyre, dhe që të paktën me muzikë shqiptarët po depërtojnë kudo në botë./Botasot/