Telegrafi

“Historia do të na gjykojë”, Biden ripërsërit thirrjen që Kongresi të mbështesë ndihmën për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje edhe një herë Kongresit që të qëndrojë me popullin e Ukrainës, duke shtuar se “nuk mund ta lënë Putinin të fitojë”.

Në fjalimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan i bëri një apel Kongresit për të kaluar ofertën e tij shtesë për financim për Ukrainën, përpara se të fillojë pushimi i festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.

Por republikanët në Senatin amerikan bllokuan paketën prej 110 miliardë dollarë, e cila përfshinte 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

Lexo po ashtu Republikanët bllokojnë projektligjin për ndihmën ndaj Ukrainës dhe Izraelit

Republikanët po këmbëngulin që çdo ndihmë për Ukrainën të lidhet me reformat e emigracionit dhe azilit në SHBA.

Duke ripostuar një video të fjalimit në X, dikur në Twitter, Biden tha: “Unë e di që kemi ndarjet tona në shtëpi. Historia do të na gjykojë”. /Telegrafi/