Telegrafi

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Niclas Fullkrug shënoi golin e vetëm për fitoren e Borussia Dortmund kundër Paris Saint Germain të mërkurën mbrëma në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe ky sulmues gjerman ka një rrugëtim vërtet interesant futbolli pas tij.

Edhe pse tashmë është 32 vjeç, vetëm tani ka dalë në skenën e madhe dhe po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij. Deri në moshën 30-vjeçare, ai ishte kryesisht sulmues i kategorisë së dytë, dhe më pas paraqitjet e tij të shkëlqyera në Werder Bremen i dhanë një thirrje në kombëtaren gjermane, ku tani është sulmuesi i parë.

Fullkrug përfitoi nga një asistim i mrekullueshëm nga Nice Schlotterbeck mbrëmë për t’i dhënë Dortmundit një epërsi të ngushtë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG.

Lexo po ashtu "Muri i verdhë" qëndron stoik përballë yjeve të PSG-së, Dortmundi fiton "luftën" e parë me super lojë

Pas ndeshjes së dytë, ai gol mund të jetë më i rëndësishmi i sezonit për ‘Milionerët’ dhe t’i çojë në mënyrë sensacionale në finalen e Ligës së Kampionëve, gjë që as tifozët më optimistë të klubit nuk e kishin shpresuar këtë sezon.

Por, rruga e Fullkrug ishte vërtet e vështirë. Ai e filloi karrierën e tij në Werder Bremen dhe ishte pas një sezoni të mrekullueshëm në Bundesliga 2 që tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Ai qëndroi edhe një sezon te Werder dhe më pas u transferua te Dortmund, ku edhe këtë vit po bën shkëlqyeshëm.

Si lojtar i kategorisë së dytë, ai filloi të merrte thirrje në kombëtaren gjermane, ku shënoi 11 gola në 15 ndeshje dhe kështu çimentoi vendin e tij në Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Niclas Fullkrug, '9'-shi i ri i Gjermanisë: I mungon një dhëmb, por nuk dëshiron ta rregullojë – shihet si mbret i zonës te gjermanët

Ndërsa luftonte për t’u vendosur në një gradë më të lartë, Fullkrug u përball me vështirësi të shumta. Ka një histori interesante nga një seancë stërvitore në Werder.

Përkatësisht, Fullkrug përfundoi në spital pas një aksidenti gjatë stërvitjes dhe shkak ishte përplasja me një shokun e skuadrës gjatë së cilës shokut të skuadrës i ngeci dhëmbi në ballë.

 

Përplasja aksidentale kokë më kokë ishte aq e rëndë sa që të dy duhej të shkonin në spital dhe mjekëve iu desh të nxirrnin një dhëmb nga balli i Fullkrug.

“Ishte shumë e rrezikshme për mua për shkak të kërcënimit të infeksionit të shkaktuar nga bakteret”, kujton Fullkrug për incidentin.

Interesant është edhe pseudonimi që mban Fullkrug. Përkatësisht, ai njihet si “Lucke”, që në gjermanisht do të thotë “bosh” apo “boshllëk”, dhe këtë e ka marrë për shkak të hapësirave të dhëmbëve të përparmë. /Telegrafi/