Në serialin televiziz “Fate të kryqëzuara” (“ Paramparça”), Ebru Ozkan interpreton Dilarën, personazhin që për ndjekësit e këtij prodhimi turk, ajo nuk përbën gruan e dashur dhe të pëlqyer nga të gjithë.
Ebru Ozkan që prej 11 vitesh është nga aktoret e përzgjedhura nga regjisorët turq, në gjininë e telenovelave, së fundmi ka tërhequr edhe interesin e disa mediave shqiptare.
Është Panorama online dhe Vipstar që kanë kontaktuar me aktoren për të mësuar më shumë për të, për jetën jashtë sheshit të xhirimit.
Rrëfimin e nis me fëmijërinë. E lindur në Ankara, e braktisur nga prindërit, Ebru thotë se i është dashur të ushqehet me pemë të egra për të qëndruar gjallë. Ajo thotë se është shumë e lidhur me aktrimin, është e lumtur dhe se shpreson në të ardhmen e mirë.
E pyetur nga për jetën personale, ajo e përkufizon dashurinë si hallkën kryesore të jetës dhe vlerëson te mashkulli, sinqeritetin.
Nuk e klasifikon veten te femrat e bukura, por te ato që kanë shije në të bërit e gjerave. E dashuruar me konceptin e familjes, aspak gjykuese për të shkurorëzuarit, Ebru thotë se njerëzit duhet t’i karakterizojë toleranca.
Për t’u kthyer te personazhi i saj, aktorja ka deklaruar se Dilara e bën atë që jeta i ka mësuar dhe është e justifikuar në botën dhe karakterin e saj.