Qytetarët e Plzenit në Republikën e Çekisë janë krenarë me shumë gjëra, një nga ato është Petr Cech.
Aktualisht portieri i Arsenalit, më i miri në vitin 2005, ishte lindur më 20 maj 1982, në qytetin ku këtë të mërkurë do të luajë Real Madridi i Santiago Solarit, aty ky çekët dhe sllovakët jetojnë brenda një kufiri.
Cech kishte lindur me një kafkë më të dobët se normalja, por përkundër kësaj si një i ri ai ishte lojtar hokeji dhe futbollit, por e çuditshmja në mes tyre është se ai shënonte gola, nuk i priste ashtu siç bën tani.
https://www.youtube.com/watch?v=nW0KD3yy5Fg
Kur ishte 10 vjeçar, ai pësoi një lëndim në këmbën e djathtë duke pësuar kështu një frakturë të madhe, gjë që më pas ia ndryshoi jetën. Kështu skuadra vendosi që ta bëjë portier që të mbrojë këmbën e tij sa më shumë që ishte e mundur nga një lëndim tjetër i mundshëm. Duke e bërë këtë, ata krijuan një nga portierët më të mirë të shekullit XXI.
Cech e bëri debutimin e tij më 30 tetor 1999 për Chmel Blsany ndaj Sparta Pragës, por ishte një debutim jo dhe aq i mirë pasi skuadra e tij humbi me rezultat 3-1. Nga aty vazhdoi karrierën te Sparta, Rennes, Chelsea dhe tani te Arsenali dhe gjatë kësaj kohe u paraqit në 123 paraqitje për vendin e tij.
Karriera e tij nuk ishte edhe aq e lehtë, më 14 tetor 2006 ai pësoi një lëndim shumë të rëndë në ndeshjen ndaj Redingit. Stephan Hunt e goditi kafkën e tij të dobët dhe kështu e detyroi në atë kohë portierin e Chelseat të futet në operacion.
Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë në operimin e tij më 15 tetor në Oxford dhe ylli çek iu rikthye prapë fushës së blertë.
Një tjetër hero i Çekisë është Pavel Nedved, i cili erdhi nga akademia e Viktoria Plzen, pastaj vazhdoi tek Dukla, Sparta Praga, Lazio dhe në fund te Juventusi.
Plzen nuk është vetëm një qytet i bukur, por edhe ‘fabrikë’ e lojtarëve si Cech e Nedved. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oTV-6qhwXd8