Site icon Telegrafi

Historia 500-vjeçare e dollarit amerikan!?

Gjithçka filloi në vitet 1500 në Bohemi, një mbretëri kjo e fuqishme që sundoi Republikën Çeke.

Evropa Qendrore ishte në mes të periudhës së argjendit. Falë argjendit të zbuluar në Gjermani, Austri, dhe Çeki, rajoni përfitoi një ulje të monedhës. Në vend të përdorimit të monedhave të vogla prej ari për të bërë biznes, tregtarët filluan të përdorin monedha të mëdha prej argjendi me të njëjtën vlerë.

Më e mira e këtyre monedhave erdhi nga qyteti bohemian Shën Joachimsthal, i cili ndodhet në kufirin e sotëm çeko-gjerman.

“St Joachimsthal ishte jashtëzakonisht produktiv, i cili i dha medaljes emrin Thaler”, raporton Muzeu britanik.

Monedha bohemiane ishte aq popullore sa që mbretëritë dhe shtetet e tjera filluan të prodhojnë ekuivalentin e tij, si: “Daalder” hollandez, “Tolar” slloven, “Tallero Eritresë”, e në anglisht mori emrin “Dollar”.

Rreth të njëjtës kohë, Spanja kolonizoi Botën e Re. Ata gjetën një sasi të madhe argjendi, aq shumë sa që tokat nën sundimin spanjoll, si Bolivia, Peruja dhe Meksika mbulonin 85 për qind të argjendit në botë midis viteve 1500 dhe 1800. Nga këto miniera, Spanja filloi të presë një monedhë të re, të quajtur “peso de Ocho”, të cilat u përdorën në tregtinë e jashtme në të gjithë botën. Pas Spanjës kjo monedhë krijoi një terren në Filipine e Manila.

Në fakt, kolonistët britanikë në Amerikën e Veriut kishin gjurmuar për një kohë të gjatë monedhën zyrtare të Anglisë, kështu që shumica e tregtisë koloniale është bërë me pesos në vlerë të njëjtë.

Në vitin 1776, kolonitë shpallën pavarësinë e tyre dhe duhej të vendosnin për një monedhë të re. Mes alternativave ishte funta britanike dhe dollari. Kështu, vendi i ri shkëmbeu stërlinat në favor të dollarit të ri amerikan.

Në vitin 1785, Kongresi Kontinental u takua në New York dhe më 6 korrik dollari u themelua si monedha zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kongresi vendosi që ajo të ishte një sistem decimal me 100 centë për një dollar. Por, mosmarrëveshjet mes anëtarëve të Kongresit – të cilët që nga ajo kohë qenë të ndarë mbi nivelin e fuqive të qeverisë federale mbi shtetet individuale – bëri që shtypshkronja e parasë të themelohej vetëm në vitin 1792.

Dhe, u deshën edhe 70 vjet të tjera – 1862, në mes të Luftës Civile – kur Thesari i SHBA-ve të ishte në gjendje të shtypte bileta dollari: të zeza përpara, jeshile pas, të ngjyrosura kështu për shkak të kimikateve të përdorura për të parandaluar falsifikimin. Kështu, dollari apo kurrizjeshili (greenback) siç njihet edhe sot, doli në ekzistencë.

Historia e dollarit shkon nga Bohemia, në Spanjë, në Meksikë, kolonitë amerikane dhe më pas në xhepin tuaj.

Simboli $, zakonisht i shkruar para shumës numerike, përdoret për dollarin amerikan (po ashtu edhe për valuta të tjera). Simboli erdhi si rezultat i një evolucioni të shekullit të XVIII-të të “ps” për pëson: p dhe s u mbishkruan me njëra tjetrën duke krijuar simbolin $.

Një tjetër shpjegim popullor vjen nga Kolonat e Herkulit në Stemën e Spanjës në dollarin spanjoll në Botën e Re (kolonitë Amerikane). Kolonat e Herkulit në Dollarin spanjoll të argjendtë kanë formën e dy shufrave vertikale (||) dhe një rrobë të varur në formën e “S”.

Përsëri edhe një shpjegim fiktiv sugjeron se shenja e dollarit është formuar nga mbishkrimi mbi njëra tjetrën të shkronjave të mëdha “U” dhe “S”. Kjo teori nga Ayn Rand, nuk e konsideron faktin se simboli përdorej para formimit të SHBA-ve. /Telegrafi/

Exit mobile version