Site icon Telegrafi

Hiqet imazhi i Elon Musk nga një billboard në Odessa: Ai ishte ndër njerëzit e famshëm që ndihmuan Ukrainën

Autoritetet e qytetit të Odessas njoftuan se do të heqin fotot e miliarderit amerikan dhe themeluesit të SpaceX, Elon Musk, nga tabelat ku shfaqen të famshëm që ndihmuan Ukrainën.

Vendimi u bë i ditur në rrjetet sociale dhe u mor pasi miliarderi amerikan së fundmi njoftoi planin e paqes për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Plani u kritikua nga zyrtarët ukrainas, ndërsa Kremlini e pa si pozitive që një person si ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje paqësore për situatën.

Ka pasur edhe raportime se Putin dhe Musk kanë folur përpara se miliarderi të paraqiste propozimin e tij, por Kremlini dhe miliarderi amerikan e mohuan këtë, duke deklaruar se bisedën e fundit e kanë pasur një vit e gjysmë më parë.

Ndryshe, Musk tërhoqi gjithashtu paralele mes pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të katër rajoneve ukrainase nga ana e Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version