Site icon Telegrafi

Hilton: Mjekët nuk më lënë të bëj botox

Paris Hilton është krejt ndryshe nga ajo që njohim në botën e showbizit. Jashtë këtyre kornizave Paris është një vajzë e ëmbël, e thjeshtë, me këmbë në tokë dhe një biznesmene e zonja, duke bërë që shumë njerëz të ndihen krenare për të. Të afërmit e saj tregojnë se veç këtyre cilësive ajo ka dhe një zemër shumë të madhe.

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse qendron kaq në formë bukuroshja Hilton? Nëse mendoni se ka bërë ndërhyrje plastike e keni gabim.

Hilton rrëfen: “ Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje plastike në jetën time. Jam me shumë fat që kam dëgjuar këshillat e mamasë. Ajo më ka thënë se duhet të qendroj larg diellit për të patur një lëkurë të re dhe të freskët, ndryshe nga shoqet e mia të cilat dalin çdo ditë përpara diellit dhe më pas bëjnë botox”.

Nga ana tjetër janë dhe mjekët e Hilton të cilët nuk dëshirojnë në mënyrë kategorike që ajo të bëjë botox, duke thënë se ka një lëkurë perfekte. /Klan/Telegrafi/

Exit mobile version