Telegrafi

Higuain refuzon transferimin te West Ham

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Gonzalo Higuain nuk do t’i bashkohet skuadrës londineze West Ham United.

Sulmuesi argjentinas është rikthyer te Juventusi pasi huazimit gjashtë mujor në Angli te Chelsea.

Klubi londinez e kishte opsionin për blerjen përfundimtare të lojtarit, por një gjë të tillë nuk e ka shfrytëzuar.

Higuain ka mundur të rikthehet në Londër, por tani me fanellën e West Ham United që ka bërë një ofertë të lartë për të.

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Çekanët kanë ofruar 40 milionë euro, ofertë që ka kënaqur Juventusin, por jo edhe lojtarit.

Higuain ka qenë ai që e ka refuzuar transferimin te West Ham, pasi dëshiron qëndrimin në Juventus ose të largohet në drejtim të një skuadre të madhe evropiane. /Telegrafi/