Telegrafi

Higuain mungon në foton e ekipit, shtohen thashethemet për largimin e tij

Gonzalo Higuain ishte i vetmi lojtar që mungonte në fotot e ekipit të Milanit para ndeshjes së Superkupës.

Spekulimet janë në rritje se ai është rrugës drejt Chelseat.

Milani ka postuar një foto të skuadrës në rrjetet socialen takim me Princin Saudit dhe Presidentin e Autoritetit të Përgjithshëm për Sport, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal.

Fotoja është postuar në mëngjesin para ndeshjes me Juventusin që zhvillohet në Jeddah.

Megjithatë shihet një mungesë e madhe në fotografi, ku nuk gjendet Higuain.

MilanNews shpejt u përgjigj në pyetjet e shumta, ku sipas tyre sulmuesi ishte duke u trajtuar kur u në fotografia.

Kjo ka shërbyet që të rriten sa më shumë thashethemet për largimin e sulmuesit që mund të bëhet pas ndeshjes së Superkupës, me destinacion Anglinë, te Chelsea. /Telegrafi/