Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, mund të mungojë në ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit, pasi mund ta kompletojë transferimin te Chelsea.
Sipas Sky Sport Italia, Patrick Cutrone do ta udhëheq sulmin e Milanit të mërkurën në Jeddah.
Bisedimet kanë vazhduar në ditët e fundit me Higuain që duhet afër Chelseat.
Në anën tjetër Milani është duke punuar për polakun e Genoas, Krzysztof Piatek.
Marrveshja për Higuain duhet të bëhet mes tre klubeve pasi kartonin e posedon Juventusi që e ka liruar në huazim me të drejt blerje te Milani.
Rossonerët kanë paguar 18 milionë euro për huazimin, dhe i duan gjysmën e parave nëse argjentinasi largohet.
Marrëveshja mund të arrihet në orët në vijim, ose përndryshe argjentinasi do të jetë në gjendje të luajë. /Telegrafi/