Telegrafi

Higuain kërkon kalimin te Chelsea

Gonzalo Higuain është dakord me kalimin e tij në Stamford Bridge, për të veshur fanellën e Chelseat.

Muajve të fundit është përfolur shumë për një largim të argjentinasit nga Milani, pasi nuk ka bindur dhe ështu larg formës së tij.

Higuain ka luftuar për të bërë një ndikim në San Siro që nga kalimi i tij nga Juventusit këtë verë dhe tifozët e klubit janë të dëshpëruar me të.

Megjithatë, ylli argjentinas ka ende skuadra që e duan në gjirin e tyre dhe njëra nga to është Chelsea.

Higuain nuk po e gjen formën te Milani

Sipas mediumit italian Sportmediaset, edhe Higuain ka kërkuar një transferim në Stamford Bridge.

Sulmuesi i Milanit dëshiron të lidhet përsëri me trajnerin Maurizio Sarri, me të cilin punoi më parë në Itali me Napolin.

Sarri është po aq i prirur të bashkohet me ish-sulmuesin e tij dhe të Juventusit dhe ka dhënë dritën e gjelbër te drejtuesit e klubit.

Chelsea do të marrë përsipër marrëveshjen e huazimit të Higuain, me një mundësi për ta nënshkruar atë përgjithmonë në fund të sezonit aktual për 36 milionë euro. /Telegrafi/