Site icon Telegrafi

Higuain ia mbyll syrin Sarrit: Është trajner fantastik, do të ishte e mrekullueshme të punoja përsëri me të

Higuain dhe Sarri mund të përfundojnë së bashku tek Chelsea

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka folur fjalët më të mira për trajnerin e ri të Chelseat, Maurizio Sarri.

Sarri dëshiron të nënshkruajë me Higuainin te Chelsea, pasi ka punuar me sulmuesin argjentinas te Napoli.

Marrëdhënia e dyshes ka qenë fenomenale për vitet e kaluara te skuadra italiane dhe Higuain ka respektin maksimal për trajnerin italian.

Lexo po ashtu Sarri do largimin e Moratas e Giroudit për të transferuar Higuainin

“Dashuria ime për Sarrin shkon përtej futbollit”, ka thënë fillimisht Higuain.

Sarri dhe Higuain kanë pasur një marrëdhënie të veçantë te Napoli

“Ai më bëri mua një lojtar më të mirë, do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij”.

“Më intereson shumë për atë si person dhe si trajner. Ai është një trajner fantastik dhe i uroj atij gjithçka më të mirat”.

Lexo po ashtu Chelsea e bën kontaktin e parë për Higuainin

“Ne gjithmonë thamë se kur ta lëmë futbollin, do të vazhdojmë të mbetemi në kontakt”.

“Kush e di, mund të punoj me të përsëri në një klub tjetër. Kjo do të ishte e mrekullueshme”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/  

Exit mobile version