Telegrafi

Higuain e pranon huazimin te Milani, ndërsa do të ndodhë edhe shkëmbimi Bonucci – Caldara

Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Milani dhe Juventusi do ta kompletojnë transferimin sensacional të tre lojtarëve. Gonzalo Higuain do të huazohet në San Siro, ndërsa mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe Mattia Caldara do t’i ndërrojnë klubet.

Goal konfirmon se pas bisedimeve të zgjatura ndërmjet përfaqësuesve të të dyja klubeve, më në fund është arritur marrëveshja.

Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)
Lexo po ashtu Lajmet për Juventusin

Pas transferimit të Cristiano Ronaldo, sulmuesi argjentinas nuk ka vend në formacionin bazë të Zonjës së Vjetër, prandaj do të huazohet te Milani për 18 milionë euro.

Njëherësh, Rossonerët e kanë opsionin e blerjes në fund të sezonit për 36 milionë euro.

Higuain do të udhëtojë në Milano, ku gjatë ditës së premte do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, para se të zyrtarizohet transferimi.

Mattia Caldara, Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Bonucci do të kthehet te Juventusi, nga ku u largua në verën e kaluar. Caldara, i cili sapo është kthyer te Bianconerët nga huazimi te Atalanta, do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

Lexo po ashtu Lajmet për Milanin

Dy qendërmbrojtësit do të kthehen në Itali nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i kompletuar transferimet e tyre para fillimit të sezonit të ri në Serie A. /Telegrafi/