Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara kanë arritur në objektet e Milanit për t’i kryer testet mjekësore me klubin italian.
Sulmuesi argjentinas dhe mbrojtësi italian janë afër finalizimit të një marrëveshje sensacionale shkëmbimi-transferimi nga Juventusi te Milani.
Higuain dhe Caldara do të kalojnë tek Milani, ndërsa mbrojtësi tjetër italian, Leonardo Bonucci do të rikthehet te Juventusi.
Shifra e këtij operacioni mendohet të jetë 18 milionë euro tani për huazimin e Higuainit, ndërsa edhe 36 milionë tjera në verën tjetër për blerjen përfundimtare.
Ndërsa, dy mbrojtësit Bonucci dhe Caldara do të shkëmbehen kokë më kokë, duke ndërruar kështu skuadrat për sezonin e ri.
Look who's in Milan ready for medicals…
Guardate chi è a Milano, pronto per le visite mediche…
👋🏻 @G_Higuain— AC Milan (@acmilan) August 2, 2018
Pas kësaj marrëveshje të madhe mes dy klubeve të mëdha italiane, futbollistët kanë mbërritur tek skuadrat e reja.
Hey, Mattia! Let's take a selfie 🤳🏻
Ciao, Mattia! Facciamo il primo selfie? 🤳🏻📍🏥 Clinica La Madonnina, Milano
— AC Milan (@acmilan) August 2, 2018
Sot (e enjte), Higuain dhe Caldara kanë mbërritur te Milani dhe janë në proces për t’i kryer testet mjekësore përpara zyrtarizimit si lojtarë të ri.
Në anën tjetër edhe Bonucci ka mbërritur në Torino dhe është duke kryer testet mjekësore përpara zyrtarizimit si lojtar i Juventusit. /Telegrafi/