Gonzalo Higuain thotë se të luash për Milanin është një burim krenarie dhe shpreson të fitojë diçka të rëndësishme me këtë fanellë.
Sulmuesi argjentinas është huazuar te Rossonerët nga Juventusi (për 18 milionë euro), me opsionin e blerjes për 36 milionë euro të tjera në fund të sezonit.
Milan l'è on gran Milan! 🔴⚫#GH9 #MC33#weareacmilan pic.twitter.com/0SwepLz2j5
— AC Milan (@acmilan) August 3, 2018
“Është një kënaqësi e madhe, të jesh te Milani është një burim krenarie”, ka thënë Higuain për DAZN.
“Shpresoj ta shpaguaj besimin dhe besoj në këtë aventurë të re… Skuadra i ka karakteristika që më mundëson të shpreh më të mirën time”.
#GH9 💬 | @G_Higuain: "Voglio riportare in alto il Milan"
Ecco le prime parole del Pipita in rossonero ⤵ pic.twitter.com/ESC6UPb3ew— AC Milan (@acmilan) August 3, 2018
“(Dua) ta kthejmë Milanin ku ka qenë, sa më lartë që është e mundur”, ka deklaruar Higuain.
“Nuk kam folur me (Gennaro) Gattuson, por të gjithë e njohim të kaluarën e tij, ai e ka fituar Kupën e Botës. Është nder i madh që ta kem trajner”.
“Dua t’i gëzoj tifozët, po ashtu edhe klubin që më ka besuar. Dua të fitoj dicka të rëndësishme me këtë fanellë”, ka shtuar 30-vjeçari. /Telegrafi/