Gonzalo Higuain mund të largohet në këtë verë nga Juventusi për të kaluar te Chelsea për vlerën e 60 milionë eurove.
Zyrtarizimi i sulmuesit në Stramford Bridge pritet të ndodhë, pasi që në krye të këtij klubi tani është trajneri Maurizo Sarri.
Higuain nuk do të jetë i vetmi që do të marrë rrugën drejt kryeqytetit të Anglisë.
Sarri ka kërkuar nga kampionët në fuqi të Italisë edhe mbrojtësin Daniele Rugani, me të cilin ka punuar te Empoli.
Roman Abramovich dhe Chelsea aktualisht janë të përqendruar te zgjidhja e kontratës me Anonio Conten, për ta vazhduar pastaj punën Sarri.
Kur të mbyllet kjo marrëveshje, Chelsea do të fillojë bisedimet me Juventusin për Higuainin.
Anglezët pritet të shpenzojnë 60 milionë euro, pavarësisht se sulmuesi ka 30 vjet. /Telegrafi/