Gonzalo Higuain thotë se Derby della Madonnina ngjan shumë me atë të Madridit, ndërsa shton se do të luante pa problem me Mauro Icardin në sulm.
Kuqezinjtë do të përballen me Interin të dielën në derbin e parë të sezonit.
“Të gjitha derbit kanë një shije të veçantë”.
“Fakti që San Siro do të jetë pothuajse tërësisht në anën e tyre do të jetë motivim shtesë për ne. Ky është një derbi i pasionuar, është si ai në Madrid”.
“Milan mund të fitojë, nëse kemi vetëdije që të mos jem më inferiorë ndaj askujt. Ne duhet ta bëjmë lojën tonë”.
Higuain është pyetur për rivalitetin me Mauro Icardi.
“Ne nuk jemi duke luajtur tenis, është futboll, është 11 kundër 11, jo sulmuesi kundër sulmuesit”.
“Ekipet fitojnë, jo lojtarë, por ai është duke bërë mirë për disa vite, ai ka shënuar shumë gola dhe i takon të vazhdojë kështu”.
“Ai e ka atë aftësi në ajër dhe në zonën e rreptësisë, ai është një vrasës”.
“Mund të luajmë së bashku? Do të thosha po, sepse nuk është problem për mua të luaj me një sulmues tjetër”.
“Unë kam luajtur me shumë sulmues dhe unë jam përshtatur me të gjithë, ashtu si ata janë përshtatur për mua”.
“A flasin jashtë fushës? Jo, nuk flasim”, ka thënë Higuain. /Telegrafi/