Telegrafi

Higuain: Chelsea më ka pëlqyer gjithmonë, kanë histori

Chelsea huazoi Gonzalo Higuainin nga Juventusi deri në fund të sezonit dhe për këtë argjentinasi është shumë i lumtur.

31-vjeçari ka thënë se objektivi i tij ishte të luajë në Ligën Premier dhe Blutë janë një mundësi e mirë.

“Kur u paraqit mundësia t’i bashkohesha Chelseat duhet ta pranoja”.

Higuain gjatë prezantimit në Stamford Bridge (Foto: BBC Sport/Twitter)

“Është një klub që gjithmonë e kam pëlqyer dhe kanë shumë histori, një stadium fantastik dhe luajnë në Ligën Premier, një ligë që gjithmonë kam dashur ta luajë”.

“Tani shpresoj që t’ia kthej besimin që Chelsea më ka dhënë. Mezi po pres të fillojë dhe shpresoj të adaptohem sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Higuain për faqen zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Higuain i bashkohet Chelseat

Në Stamford Bridge ‘Pipita’ do të ri-gjejë trajnerin e tij nga koha e Napolit.

Higuain në gjysmë e parë të sezonit ishte pjesë e Milanit, ku shënoi tetë gola dhe dhuroi një asistim. /Telegrafi/