Labeli Babastars do të publikojë projektin e madh të përbashkët të shtunën mbrëma.
Lajmin e ka konfirmuar menaxheri Dekorim Sahiti në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një foto paralajmëruese të projektit.
Sipas disa burimeve të Telegrafit bëhet fjalë për një projekt që është realizuar tash e as kohë me videoklip, por vetëm tash po gjen lansimin.
Kjo pritet të jetë goditja më e madhe e Babastars për këtë verë.
“High4Real” konsiderohet vazhdimësi e serisë së projekteve “High” nga ky ‘label’ nisur shumë vite më parë.
Në këtë projekt performojnë të gjithë anëtarët e Babastars, të cilët edhe e kanë promovuar këtë projekt në koncertet e fundit. /Telegrafi/