Një aksion i drejtpërdrejtë i forcave ukrainase i xhiruar përmes kamerave që posedonin ushtarët në trup dhe përmes dronit është publikuar së fundmi nga Prigada Presidenciale e Ukrainës.
Në bazë të asaj që shihet në video, së paku tetë ushtarë të brigadës ukrainase u nisën në aksion për të sulmuar pozicionin e rusëve.
Pozicioni i ushtarëve rusë mund të shihet edhe nga lart përmes pamjeve me dron.
Ushtarët ukrainas që u nisen drejt llogorove të forcave kundërshtare do të ndesheshin me së paku tetë ushtarë rusë.
“Hidhni granatat në llogoret e tyre. Hidhni granatat tek ata, dëgjohet një ushtar ukrainas duke i thënë kolegut të tij.
Pasi iu afruan llogoreve ruse, ata filluan të shtinin me armët e tyre.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por luftimet janë duke u zhvilluar në lindje të vendit. /Telegrafi/