Është hedhur sot (e enjte) shorti për ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, ku nuk mungojnë duelet interesante.
Në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur nga ora 13:00 shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.
Edhe në këtë rreth, sikurse në të parin nuk mungojnë ndeshjet interesante.
Dueli kryesor është ai ndërmjet Lirisë dhe fituesit në fuqi të Kupës së Kosovës, Prishtinës.
Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Trepçës ’89 – Flamurtarit dhe Ballkani – Gjilani.
Kampioni i Kosovës në fuqi, Drita do të ketë punë më të lehtë, pasi pret si kundërshtar fituesin e ndeshjes 2 Korriku – Minatori.
Garat zhvillohen me sistem eliminues dhe ndeshjet do të zhvillohen më 8 dhe 9 dhjetor 2018.
Të gjitha çiftet e rrethit të dytë të Kupës:
Liria – Prishtina
Trepça ‘89 – Flamurtari
Fushë Kosova – Ferizaj
Drita – 2 Korriku/Minatori
Ballkani – Gjilani
Besa – Vëllaznimi
Dukagjini – Feronikeli
Kika – Istogu
/Telegrafi/