Site icon Telegrafi

Hidhet shorti i raundit të katërt të FA Kupës, Arsenali ndeshet me Manchester Unitedin

Sot ka përfunduar edhe ndeshja e fundit për raundin e tretë të Kupës FA.

Liverpool është eliminuar nga Wolves pasi është mposhtur me rezultatin 2-1.

Menjëherë janë mësuar edhe çiftet për raundin e katërt të këtyre garave.

Ndeshja  kryesore do të jetë ajo mes Arsenal dhe Manchester United.

Në anën tjetër, Chelsea e Manchester City do të kenë punë diçka më të lehtë.

“Citizens” do të përballen me Burnley kurse Chelsea me Sheffield ose Luton.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Crystal Palace dhe Tottenham Hotspur.

Më poshtë janë të gjitha çiftet për raundin e katërt të Kupës FA. /Telegrafi/

Exit mobile version