Telegrafi

Hidhet shorti i ‘Play-Off’-it në Ligën e Kampionëve

Është hedhur shorti për play-offi në garën më të madhe për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.

Në garë janë 12 skuadra ku gjashtë nga to do të kalojnë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Shorti deshi që skuadra shumë të mira të përballen mes vete, ku veçohet dueli RB Salzburg – Brondby.

Fituesi i duelit CFR Cluj /Young Boys Bern do të përballet me atë të duelit Ferencvaros/Slavia Pragë.

Interesant pritet të jenë edhe në fituesit e dueleve Monaco/Sparta Pragë që do të përballet me Genk/Shakhtar Donetsk.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 dhe 18 gusht me fillim nga ora 21:00.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen më 24 dhe 25 gusht.

Gjashtë skuadrat që do të kalojnë tutje, do t’i bashkohen 26 ekipeve të tjera në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/