Është hedhur shorti për sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar, Albi Mall Superligë.
Tanimë janë mësuar edhe çiftet e xhiros së parë, ku do të nis kampionati me një ndeshje derbi.
Llapi dhe Gjilani është derbi i madh i xhiros së parë në elitën e futbollit kosovar, derisa duel shumë interesant është edhe Drita – Malisheva.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do ta nis mbrojtjen e titullit ndaj Dukagjinit, ndërsa Prishtina pret Suharekën.
Ferizaj i rikthyer në elitë do të takohet në xhiron e parë me Feronikelin ’74.
Java e parë e stinorit 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll:
Prishtina – Suhareka
Drita – Malisheva
Ferizaj – Feronikeli 74
Llapi – Gjilani
Ballkani – Dukagjini. /Telegrafi/