Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri 2019/20 në Ipko Superligën e Kosovës.
Sot (e mërkurë), më 31 korrik, në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për kampionatin e ri për IPKO Superligë dhe për Ligën e Parë.
Shorti për elitën e futbollit është tërhequr nga orën 13:00, derisa gjysmë ore më vonë do të bëhet edhe tërheqja e shortit për Ligën e Parë.
Ndeshjet më interesante të javës së në Superligë do të jenë ato të derbive lokale në mes të kampionit Feronikelit dhe Drenicës dhe nën-kampionit Prishtinës me Flamurtarin.
Kampionati i ri në Superligë do të nisë më 17 gusht, ndërkohë klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht.
Çiftet e javës së parë:
Flamurtari – Prishtina
Drita – Ferizaj
Dukagjini – Ballkani
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria
Trepça ‘89 – Gjilani
/Telegrafi/