Telegrafi

Hidhet shorti për rrethin e katërt në FA Cup: Derbi mes dy skuadrave më të urryera në Angli

Është hedhur shorti për rrethin e katërt në FA Cup ku do të ketë përballje mjaftë interesante.

Takimi më interesant do të jetë ai në mes të Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, e që do të jetë një duel për të mos e humbur.

Përballje më të lehtë ka Manchester City që do të takohet me Cheltenhamin, derisa Chelsea do të ketë punë me Lutonin.

Arsenali do të mësojë kundërshtarin e tyre nga dueli mes Southamptonit dhe Shrewsburyt, gjersa Tottenhami do të takohet me Wycomben.

Të gjitha takimet do të luhen nga data 22 deri më 25 janar, e që fokusi do të jetë te Djajtë e Kuq me The Reds. /Telegrafi/