Telegrafi

Hidhet shorti për rrethin e dytë në Kupën e Kosovës, super përballje në Therandë

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për rrethin e dytë në Digitalb Kupën e Kosovës.

Ndeshja më interesante në këtë rreth garash do të zhvillohet në Therandë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës.

Derbi do të zhvillohet edhe në Drenas, ku kampioni në fuqi Feronikeli do të përballet me Llapin.

Prishtina pati fat në short pasi do të luaj ndaj Minatorit në udhëtim, ndërsa Gjilani është mysafir i Malishevës.

Ndeshje tjetër mes dy skuadrave të Superligës do të zhvillohet kryeqytet ku Flamurtari pret Vushtrrinë.

Takimet e rrethit të dytë në Digitalb Kupën e Kosovës do të luhen më 24 nëntor me fillim nga ora 12:30.

Të gjitha çiftet e rrethit të dytë:

2 Korriku – Istogu
Dukagjini – Besa
Vëllaznimi – Ferizaj
Arbëria – Onix
Vitia – Ramiz Sadiku
Ulpiana – Liria
Malisheva – Gjilani
Feronikeli – Llapi
Dardana – Vllaznia
Ballkani – Drita
Dardanët – Trepça ‘89
Flamurtari – Vushtrria
Minatori – Prishtina
Drenica – Fushë Kosova
Trepça – Drenasi
A&N – KEK-u

/Telegrafi/