Telegrafi

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e FA Cup: Finale para finales, Chelsea tejet me fat

Janë mësuar përballjet gjysmëfinale në kuadër të FA Cup.

Chelsea, Manchester City, Liverpooli dhe Crystal Palace ia dolën të siguronin fazën e garës së dytë më të madhe në Angli.

The Blues janë tejet me fat, pasi në gjysmëfinale do të përballen me The Eagles që eliminuan Evertonin.

Por, finale para finales do të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, që do të synojnë finalen.

Chelsea nuk e ka të garantuar finalen, edhe pse përballet me Crystal Palacen, por që vëmendja më e madhe do të jetë në takimin mes Citizens dhe The Reds.

Dy skuadrat që ia dalin të kalojnë në finale, do të luajnë në stadiumin historik, “Wembley”. /Telegrafi/