Është hedhur shorti për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar Superligë.
Qysh në xhiron e parë të edicionit të ri do të luhen dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e nis mbrojtjen e titullit në shtëpi ku pret Llapin e super përforcuar.
Ndërkohë derbi tjetër i kësaj xhiroje do të jetë ai mes Feronikelit dhe Gjilanit, dy skuadra të tjera që synojnë titullin e kampionit.
Prishtina në ndeshjen e parë luan në shtëpi përballë Drenicës, teksa Ballkani do të luaj në udhëtim te Besa.
Skuadra debutuese në elitë, Arbëria do të luaj takimin e parë në udhëtim te Trepça ’89. /Telegrafi/
Xhiroja e parë në Superligë:
Drita – Llapi
Trepca ’89 – Arbëria
Prishtina – Drenica
Besa – Ballkani
Feronikeli – Gjilani