Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës, mësohen çiftet e javës së parë

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e premte) është tërhequr shorti për edicionin 2023/24 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Sezoni 2023/24 i Superligës së Kosovës pritet të startojë pas dy javësh apo më saktë më 12 dhe 13 gushtAdd New.

Sot është hedhur shorti në ambientet e FFK-së dhe ekipet që do të marrin pjesë në këtë edicion, i kanë mësuar kundërshtarët.

Kampioni i Kosovës, Ballkani e nis sezonin në derbin rajonal ndaj Lirisë, në takimin që pritet të zhvillohet në “Përparim Thaqi”.

Nën-kampioni, Drita në ndeshjen e parë pritet të jetë nikoqire e Llapit.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dy ndeshjet tjera do të jenë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës në Klinë si dhe Fushë Kosovës dhe Gjilanit në Fushë Kosovë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version