Telegrafi

Hidhet shorti për çerekfinalet në Copa del Rey, Bilbao-Real Madrid ndeshja kryesore

Sot (e premte) me fillim nga ora 12:30 është hedhur shorti për Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit, ku janë mësuar tashmë çiftet çerekfinaliste.

Kupa e Mbretit ka hyrë tashmë në fazat e nxehta, pasi kanë mbetur vetëm tetë skuadra që luftojnë për trofeun.

Athletic Bilbao, Real Betis, Cadiz, Mallorca, Rayo Vallecano, Real Madrid, Real Sociedad dhe Valencia janë skuadrat që ishin në short sot.

Këto skuadra kanë mësuar tashmë kundërshtarët e tyre, pasi shorti është hedhur në objektet e Federatës Spanjolle të Futbollit.

Ndeshja kryesore dhe më interesante padyshim se do të jetë ajo në mes të Athletic Bilbaos dhe Real Madridit.

Takim tjetër interesant do të jetë edhe ai në mes të Real Sociedad dhe Real Betis.

Dy takimet tjera do të jenë Valencia-Cadiz dhe Rayo Vallecano me Mallorcan.

Çiftet në çerekfinale të Copa del Rey

Athletic Bilbao – Real Madrid

Real Sociedad – Real Betis

Valencia – Cadiz

Rayo Vallecano – Real Mallorca

/Telegrafi/