Telegrafi

Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës, përballja më interesante ajo mes Arsenalit dhe Napolit

Është hedhur shorti nga UEFA edhe për ndeshjet çerekfinalet në Ligën e Evropës.

Tetë skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen do të synojnë të shkojnë tutje.

Chelsea, Napoli, Valencia, Villareal, Benfica, Arsenal, Eintracht Frankfurt dhe Slavia e Pragës janë ekipet çerekfinaliste.

Ndeshja kryesore në këtë raund do të jetë mes dy favoritëve për ta fituar trofeun, mes Napolit dhe Arsenalit.

Shorti deshi që në çerekfinale të ketë një përballje spanjolle mes Villarealit dhe Valencias.

Benfica do të jetë nikoqire në ndeshjen e parë përballë befasisë së Eintracht Frankfurtit.

Ndërkohë Chelseat i ka buzëqeshur fati pasi do të përballet me Slavian e Pragës. /Telegrafi/

Çiftet:

Arsenal – Napoli
Villareal – Valencia
Benfica – Eintracht Frankfurt
Slavia Praga – Chelsea