Site icon Telegrafi

Hidhet shorti në Carabao Cup, përballje të vështira për Man Cityn dhe Chelsean

Është hedhur shorti për raundin e katërt në Carabao Cup.

Manchester City, Chelsea, Liverpooli, Arsenali dhe Manchester United kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre.

Përballja më interesante do të jetë ajo mes Citizens dhe Tottenhamit, pasi njëra nga to do të eliminohet nga gara.

Përballje e vështirë pritet të jetë edhe për Chelsean, pasi do të luajë me fituesin e duelit mes Newcastle United dhe AFC Wimbledonit, me Magpies që shihen favorit për t’u përballur me Blutë.

Edhe Liverpoolin e pret një përballje aspak e lehtë, pasi do të takohet me Brightonin.

Manchester United do të sfidohet nga Leicester City për të kaluar në çerekfinale.

Sfidë më të lehtë do tog ketë Arsenali, pasi do të luajnë kundër Preston North End. /Telegrafi/

Exit mobile version