Telegrafi

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës, Arsenal-Atletico Madrid kryendeshja

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shortin për çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës ka filluar nga ora 12:00, ku pjesë e tij ishte edhe ambasadori i finales, francezi Eric Abidal.

Skuadrat e mëdha si Arsenali, Atletico Madridi, Marseille, por edhe befasia RB Salzburg ishin katër skuadrat që u shortuan.

Trofeu i Ligës së Evropës (Foto: EuropaLeague/Twitter)

Ndeshja më interesante gjysmëfinale pritet të jetë ajo në mes të Arsenalit dhe Atletico Madridit.

Interesant pritet të jetë edhe në takimin tjetër, ku do të luajnë Marseille dhe skuadra e yllit të Kosovës, Valon Berisha, RB Salzburg.

Ndeshja e parë gjysmëfinale është e paraparë të zhvillohet me 26 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vone, me 3 maj.

Finalja e madhe e kësaj gare do të zhvillohet në Lyon me datë 16 maj, ditë e mërkurë.

Çiftet gjysmëfinale: 

Marseille – RB Salzburg 

Arsenal –  Atletico Madrid 

/Telegrafi/