Telegrafi

Hidhet shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës

Është hedhur sot (e martë) shorti për ndeshjet e çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll, ku nuk mungojnë duelet interesante.

Në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur nga ora 13:00 shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës.

Edhe në këtë rreth, sikurse në të parin nuk mungojnë ballafaqime të forta mes klubeve që kanë peshë në futbollin tonë.

Dueli kryesor është ndërmjet Prishtinë dhe Trepça 89, por interesante është edhe ajo në mes të Vëllaznimit dhe Dritës.

Garat zhvillohen me sistem eliminues, ndërsa më poshtë keni shortin e plotë:

Të gjitha çiftet e çerekfinales së Kupës:

Prishtina – Trepça ‘89

Ferizaj – Feronikeli

Kika – Ballkani

Vëllaznimi – Drita

Vlen të theksohet se fituesi i kupës luan në ndeshjet e vlefshme për kualifikimet në Ligën e Evropës. /Telegrafi/