Site icon Telegrafi

Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Një granatë dore është hedhur mbrëmë pas mesnate në një objekt në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi”, dhe se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky sulm.

“Sot rreth orës 02:05 minuta policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, në objektin e tij. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Policisë së Pejës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”, tha Rugova.

Gjithashtu, Rugova deklaroi se Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Telegrafi/

Exit mobile version