Roza Lati kishte bërë një deklaratë për Egla Cenon përpara finales së madhe të Big Brother të shtunën (25 maj).
Moderatorja e njohur tha se nëse do të fitonte Egla do të hidhej nga ballkoni.
Kjo u komentua tejet shumë në rrjet dhe ishte shpërndarë gjithandej, megjithëse prezantuesja nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me aktoren.
E pranishme në ‘Post Big Brother’, Roza ka sqaruar deklaratën përpara ish-konkurrentëve.
“Do i dalë maunës para, do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla, ja që fitoi. Kjo është shprehja që unë e barazoj që të mos laj enët. Ka këtë lloj peshe. Ishte një lloj shakaje, por edhe një qëndrim i vërtetë që unë e kam mbajtur kundrejt Eglës”, u shpreh ajo.
Egla në ndërkohë u shpall fituese e edicionit të tretë të BBVA dhe fitoi plot 100 mijë euro.
Në vend të dytë u rendit Julian Deda, e në vend të tretë ishte moderatori Romeo Veshaj. /Telegrafi/