Sot është hedhur shorti për sezonin e ri të kampionatit basketbollistik të Kosovës.
Tifozët e basketbollit do të kenë mundësi të shohim qysh në javën e parë dy derbi.
Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e skuadrës prizrenase të Bashkimit, të cilën e kishte mposhtur në fazën e “Play Off” të vitit të kaluar.
Edhe një ndeshje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku do të takohen Trepça dhe Peja, të cilat janë në krizë financiare.
Kerasan Prishtina do të pres para shikuesve të vetë skuadrën e Yllit.
Borea, skuadra tjetër pejane do të takohet me ekipin e Rahovecit, e cila së fundi ka sjell di sa përforcime. /Telegrafi/