Biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për marrëdhënie financiare dhe transaksione me familjarë të kryebashkiakut Erion Veliaj, dha për katër orë deklarime në Prokurorinë e Posaçme SPAK.
Shqiptari me shtetësi belge nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve.
Dëshmia e tij erdhi vetëm një ditë pas deklarimeve të bashkëshortes së tij, Marisa Nito, e cila gjithashtu të mërkurën, më 8 janar, iu shmang mediave.
Një muaj më parë, GJKKO miratoi kërkesën e SPAK për kontroll personal dhe të banesës së tyre në kuadër të hetimeve për Erion Veliajn. /Telegrafi/