Legjenda e Liverpoolit, Emile Heskey beson se klubi i tij i vjetër duhet të konsiderojë se duhet të përforcohet ende në tregun e janarit.
Kampionët evropianë kanë siguruar tashmë japonezin Takumi Minamino nga RB Salzburg, i cili nga 1 janari do fillojë me klubin anglez.
Por, Heskey mendon se ish-klubi i tij duhet të përforcohet ende në janar për pjesën tjetër të sezonit.
“Mendoj se ata janë mjaft të vendosur për pjesën tjetër të sezonit, por mendoj se mund të kenë nevojë për një sulmues tjetër dhe gjithashtu një anësor sulmues dinamik”, ka thënë fillimisht Heskey për Liverpool Echo.
“Nëse do të humbnin Salah ose Mane, ata nuk e kanë atë anësor dinamik siç janë mësuar”.
“Nëse e shihni Cityn, ata humbasin Sane, i cili është i dëmtuar dhe ata kanë Mahrez”.
“Nëse ata e humbën atë, ata e kanë Bernardo Silva, kështu që ata gjithmonë kanë dikë për t’u mbështetur”, përfundoi ish-ylli i Reds. /Telegrafi/